Shoferi i hodhi granatë në zyrë/ Kryebashkiaku lë spitalin, futet në operacion sekretarja e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.12.2019, 13:42

Ka dalë nga spitali i Traumës kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe. Paraprakisht ai mësohet se ka lënë spitalin pak pas mesditës së sotme dhe ka dalë nga dera e pasme e institucionit shëndetësor, për të mos pasur kontakt me kamerat dhe gazetarët.

Ndërkohë, në gjendje më kritike ndodhet sekretarja e tij. Erisa Qalliu po i nënshtrohet një ndërhyrje kirugjikale në Spitalin e Traumës pas dëmeve që mori nga shpërthimi i granatës.

Në një deklaratë për mediat, nëndrejtori i Spitalit të Traumës, Vilson Ruçi tha se Qalliu ka marrë dëmtime në duar dhe këmbë, si dhe në kockat e fytyrës. Gjithashtu shtoi se ajo do ketë nevojë për ndërhyrje të tjera për shkak të dëmtimeve në gishtat e këmbës dhe dorës.

Në vijim ai bëri me dije se kryebashkiaku Tushe ka bërë vetëm një skaner për të pasur sigurinë se asnjë prej ciflave të granatës nuk ka përfunduar në trupin e tij. Pasi është konstatuar gjendje e mirë shëndetësore për Tushen, ky i fundit ka lënë spitalin.

Kujtojmë se ka qenë ish-shoferi i kryebashkiakut, Gëzim Saraçi, ai që dyshohet se ka hedhur një granatë në derën e zyrës së Kryetarit të bashkisë Lushnje. Gjithçka ka ardhur pasi kreu i bashkisë e ka pushuar atë nga puna. Siç është thënë deri më tani, e dëmtuara kryesore nga kjo ngjarje është sekretarja e Fatos Tushes.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit