Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zyrën e kryebashkiakut të Lushnjes, duke e lënë atë të plagosur. Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë.
Nga hetimet e para rezulton se autor i këtij sulmi është ish-shoferi i kryebashkiakut, shteteasi Gezim Saraçi, i cili dyshohet se i ka hedhur nje granatë në zyrë.
Por sipas informacioneve të fundit me dije bëhet se Tushe ka marrë dëmtime serioze në shpatull dhe në këmbë.
Po ashtu me dije bëhet se ai është nisurë drejt Tiranës, për të marrë një ndihmë më të specializuar mjekësore.
Panore Veliu, Drejtoresha e Spitalit të Lushnjes ka qenë, ajo që ka deklaruar se kryebashkiaku Fatos Tushe dhe sekretarja Erisa Qalliu janë nisur drejt Tiranës.