“Kam të afërmin në gjendje kritike për jetën”, qytetari nga Kamza: S’futet dot ambulanca për shkak të tendave të tregut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2019, 23:47

Një qytetar i Kamzës ka denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania një problem madhor me të cilin përballen banorët që jetojnë pranë tregut të rrobave.

Ai shprehet se ka të afërm të sëmurë në gjendje kritike për jetën dhe se ka lajmëruar urgjencën e Spitalit të Kamzës për ta marrë.

Mirëpo, problemi qëndron se ambulanca nuk mund të hyjë dot në zonën ku ai jeton, për shkak të tendave të tregut të rrobave.

Qytetari shprehet se ky problem detyron ata që ta nxjerrin të sëmurin me barrelë për gati 100 metra larg shtëpisë.

Sipas tij, tendat janë bërë shkak që në lagje të mungojë siguria, pasi as ambulanca e as zjarrfikësja nuk mund të mbërrijë dot, në rast të ndonjë fatkeqësie të mundshme.

Më tej, denoncuesi thekson se janë ankuar disa herë për këtë problem, por deri më tani organet kompetente nuk kanë marrë asnjë masë për t'i dhënë zgjidhje.

Ai ka dërguar edhe një video, ku shihet se ambulanca nuk mund të kalojë dot për të shkuar tek banesa e tij, pasi s'e lejojnë tendat e tregut.

Mesazhi i plotë:

Mirmbrma joq , kam t smurin ne gjendje kritike per jetn , kam mar urgjencen e spitalir Kamez , qe t vi t marri t smurin, nuk hyn dot ambulanca prej tendave t pazarit , shpin e kam te pazari I robave n kamez , kemi ber kerkes her pas here per kt problem, se svjen dot ambulanca as zjarr fiksja , ne rast fatkeqsie, jemi detyruar ta nxjerim me barel 100metra larg shpis, ju jutem postojeni , se banoret e ksaj lagje skan asnje siguri. nuk vjen dot ambulanca edhe zjarr fiksja , zoti ju shperbleft ,ju flm."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit