Një qytetar ka denoncuar mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania kaosin që po ndodh tek parkingu nëntokësor "Sheshi Skënderbej".
Ai ka dërguar një video, ku shprehet se drejtuesit e mjeteve kanë më shumë se 1 orë të bllokuar brenda parkingut.
Sipas tij, shkak për këtë është bërë një aksident, ndërkohë që shprehet se nuk dinë se çfarë të bëjnë.
Drejtuesit e mjeteve janë indinjuar dhe siç dëgjohet edhe në video, kanë nisur t'u bien borive.
Kjo nuk është hera e parë që të tilla skena regjistrohen në parkingjet nëntokësore në kryeqytet.