Ligji ‘antishpifje’, gazetari: Rama s’i duron dot portalet, po ia kalon dhe Erdoganit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.12.2019, 22:16

Gazetari Arian Çani ka kundërshtuar ashpër ligjin antishpifje, që u miratua pak ditë më parë në Parlament.

Ai bëri një analizë të këtij ligji, që nga momenti kur u propozua nga Rama e deri në miratimin e tij.

Në emisionin e tij "Ajsberg", gazetari theksoi se Rama nuk mori parasysh këshillat e KiE, organizatave ndërkombëtare, shoqatave të gazetarë, por vazhdoi dhe e çoi ligjin në Parlament, duke e mbrojtur me fanatizëm.

Ai tha:

Rama ka pasur disa tentativa për të miratuar këtë ligj që do të na kthejë mbrapsht. Ky ligj është futur dy herë në komisione dhe në Kuvend, por dy herë u zmbraps, u tërhoq, u zbyth sepse ishin ndërkombëtarët ata që nuk e mbështetën këtë ligj. Por Rama është këmbëngulës dhe e arriti sivjet. Nuk mori parassyh as këshillat e KiE, as të organizatave ndërkombëtare, as për shoqatat e gazetarëve shqiparë, por vazhdoi dhe e çoi ligjin në Parlament dhe e mbrojti atje sikur çfarë po bënte. E mbrojti si një çështje individuale, sikur të ishte shpëtimi i Shqipërisë. Ligji që të aprovohet do dekretin e presidentit dhe mesa u kuptua, Meta nuk ka ndërmend ta aprovojë ligjin. Derisa të dekretohet, ne mund të flasim lirshëm."

Më tej, gazetari theksoi se Rama e bëri këtë gjë për t'ju mbyllur gojën portaleve, të cilat sipas tij nuk i duron ato që shkruajnë, pasi kryeministri do që të gjitha mediat të thonë që do ai dhe jo atë që është.

Çani deklaroi se në këtë pikë, Rama po ia kalon edhe Erdoganit, ndërsa shton se do të bëhemi si në kohën e Partisë së Punës kur gjërat tregoheshin siç dëshironte diktatori.

Ai shtoi:

Po të analizojmë ligjin, aty antishpifja është sa për të hedhur hi syve sepse këtu kanë të bëjnë ca gjëra të tjera që fsheh ky ligji. Rama mund të marrë zotime sa të dojë dhe po t’i japësh ti pa lejen e ERTV, quhet gabim. Synimi kryesor i Ramës ka qenë tu mbyllë gojën portaleve. Ai ka një problem të madh me portalet sepse mund të shkruajnë çfarë duan. Ai nuk i duron dot dhe do që të gjithë portalet të thonë vetëm atë që do Rama. Ai në këtë pikë po ia kalon edhe Erdoganit. Do të bëhemi njësoj si në kohën e Partisë së Punës kur gjërat tregoheshin siç donte ai."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit