Kurti injoron keq Thaçin: Ai e thërret ta bëjë Qeverinë, kryetari i VV-së ia uron Vitin e Ri

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 30.12.2019, 22:01

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka refuzuar për të tretën herë ftesën e presidentit Hashim Thaçi.

“Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të vij nesër për takim në ora 10:00”, i thotë Kurti Thacit, raporton JOQ Kosova.

Por, për dallim nga dy herët e tjera kur lideri i Vetëvendosjes ia refuzoi thirrjen presidentit, ai këtë herë ka propozuar vet një datë për takimin konsultativ – 6 janar.

Madje, e ka lënë të hapur mundësinë që presidenti ta caktojë orën e takimit në ditën që ai e ka propozuar, njofton Klan Kosova.

“Propozoj të takohemi të hënën, me 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve”, shkruan në letrën e Kurtit.

Edhe pse u refuzua dy herë, presidenti Hashim Thaçi e ftoi sot sërish kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në takim konsultativ për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë.

I pari i vendit ka thënë se duke e mirëkuptuar pamundësinë e pjesëmarrjes së Kurtit në dy takimet paraprake e fton atë që të takohen nesër – ditën e fundit të vitit 2019 – në orën 10:00.

Ai e kishte ftuar edhe të premten, madje dy herë, liderin e Vetëvendosjes [fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit]. Vetëm pas ftesës së dytë, Kurti i ktheu një letër të parit të vendit ku tha se ka qenë jashtë vendit, dhe se as në takimin e dytë nuk mund të shkojë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit