Banorët e Thumanës ‘dhëmbë për dhëmbë’ me qeverinë: S’dalim nga hotelet

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 30.12.2019, 21:18

Banorët e Thumanës nuk bëjnë prapa pavarësisht vendim të qeverisë së Ramës.

Në një vendim, thuhet se ata do të lënë hotelet, mirëpo banorët e kundërshtojnë këtë gjë.

Disa prej tyre u shprehën se do të largohen vetëm nëse shteti përdor dhunë.

Ata sqarojnë se janë interesuar për banesa me qira dhe bonusi i caktuar nuk përputhet me vlerën e tregut.

Banori tha:

Jemi 349 vetë nga Thumana, nuk dalim nga hoteli pa një vendim Bashkie.

Një tjetër theksoi:

Vetëm nëse na nxjerr policia me shkopa gome do dalim.

Për “Abc News” banorët e Thumanës sqarojnë se gjetja e një shtëpie me qira është e vështirë për sa kohë që çmimet janë rritur dhe vlera e bonusit nuk përputhet.

“Pronarët e dinë se ka rënë tërmeti, por i kanë rritur çmimet”, thonë ata.

Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që prej më shumë se një muaj janë vendosur në hotelet e Shëngjinit janë nga Thumana.

Ata kanë jetuar tek pallatet që u shembën totalisht ose pranë tyre. Disa madje kanë lidhje gjaku dhe me viktimat dhe janë ende të tronditur.

Tani duhet të përballen dhe me dalje në rrugë, pasi vendimin e qeverisë për marrjen e bonusit e kanë kundërshtuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit