Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e sotme një video-mesazh teksa shfajësohej duke i thënë qytetarëve shqiptarë se nuk është i rënë nga qielli, por nuk ka bërë asnjëherë një gabim të qëllimshëm.
Por nënkryetari i LSI, Petrit Vasili nuk e ka lënë që ky video-mesazh të kalojë në heshtje.
Në një postim në Facebook, ai shkruan plot ironi, duke theksuar se Rama është më shumë se aq sa u mundua të shitej para shqiptarëve sikur nuk ishte.
Fjalët e tij drejtuar qytetarë shqiptarë i ka quajtur 'habere akshami'.
Postimi i Vasilit:
Pas këtyre habereve të akshamit të Edi Ramës u binda që:
Nuk qenka as tradhtar!
Nuk qenka as nga ata që genjejnë për vota!
Nuk qenka as nga ata që blejnë vota!
Nuk qenka as i shitur!
Nuk qenka as kundër Kosovës!
Nuk qenka as hipokrit!
Por qenka edhe më shumë se sa kaq pak...
Kujtojmë që përplasjet dhe ironitë nga ana e Vasilit vijnë herë pas here, duke thumbuar kryeministrin Rama dhe veprimet që ai ndërmerr.
Gjithashtu, Rama shpeshherë është sulmuar edhe për 'Minishengenin Ballkanik', por edhe për pasojat që la tërmeti, ku shumë qytetarë janë ende në çadra.