Një tjetër viktimë është shënuar një ditë para ndërimit të viteve.
Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Elbasan. Bëhet fjalë për shtetasin D. B., 34 vjeç, i cili sipas policisë, nuk ka shenja dhune në trup.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Viktima jetonte në lagjen “Çlirimi”, në Elbasan.