40-vjeçari Venetik Kume është babai i dy fëmijëve i cili u mbyt sot tragjikisht në liqenin e Banjës, në Gramsh.
Polumbarët, të ndihmuar dhe nga forcat speciale RENEA, policia dhe zjarrfikësit bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë pas disa orë kërkimesh.
Mendohet se Kume ka qenë duke peshkuar, kur ka rënë në liqen dhe është mbytur. Sipas asaj që raporton Balkanweb, ai vuante nga sëmundja e epilepsisë. 40-vjeçari ishte banor i fshatit Zamsh, Gramsh.
Njoftimi i Policisë:
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.
Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.