Një 40-vjeçar është mbytur aksidentalisht paraditen e sotme në liqenin e Banjës në Gramsh.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanē shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.
Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç. Ai është banor i fshatit Zamsh, Gramsh.