Pas Edi Ramës, edhe UEFA e bën Kosovën pjesë të Serbisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.12.2019, 12:43

Federata Evropiane e Futbollit ka bërë gafën që nuk besohet se shqiptarët mund t’ia falin. Përmes një postimi në Facebook UEFA e ka bërë Kosovën pjesë të Serbisë.

Edhe pse Federata Europiane e Futbollit e ka pranuar Kosovën në gjirin e saj, në profili e saj zyrtar të Euro 2020 e ka vendosur Kosovën në hartë së bashku me Serbinë.

“Ku do ta shikoni Euro 2020?”, është pyetja e UEFA-s, ndërsa në hartë Kosova nuk është e ndarë nga Serbia.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta të shqiptarëve, por edhe të serbëve, të cilët janë “zënë” me komente.

Kujtojmë së vetëm pak muaj më parë edhe Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, e bëri Kosovën pjesë të Serbisë, por reagimi i tij qe i menjëhershëm duke e fshirë postimin, dhe duke shmangur kështu një lumë komentesh të shqiptarëve.

Rama me UEFA-ën nuk kanë ndonjë lidhje të fortë, por dëshirën për mos të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe për ta bërë pjesë të Serbisë e paskan të përbashkët, të paktën në postime.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit