Po ia fuste vrapit, i riu ngec në shtyllën elektrike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2019, 10:58

Shpesh nga nxitimi nuk shohim vendet ku shkelim apo hyjmë. Një djalë ka mbetur i bllokuar brenda një shtylle! Ishte ky lajmërimi që kanë marrë forcat zjarrfikëse lokale të Nîmes në Francë.

Ndihma u kërkua nga fqinji i të riut, i cili kishte hyrë në një ndarje të shtyllës elektrike në tentativë për të kapur celularin që i kishte rënë brenda saj. Pas mbërritjes në vendngjarje zjarrfikësit u hasën me një rast të komplikuar.

Hapi i parë që ndërmorën zjarrfikësit ishte njoftimi i komunës, për të shkëputur energjinë elektrike pasi 23-vjeçari rrezikonte që të prekej nga korrenti gjatë qëndrimit në mes të hapësirave të shtyllës.

Pas sinjalizimit nga ana e komunës, se kërkesa e tyre për shkëputjen e energjisë elektrike u aprovua, forcat zjarrfikëse nisën menjëherë punën. Ata përdorën një sharrë elektrike për të bërë të mundur nxjerrjen e të riut nga aty. Operacioni zgjati më shumë se një orë pasi edhe pozicioni i 23-vjeçarit në shtyllë ishte jo i favorshëm.

Pas shpëtimit, i riu u dërgua me urgjencë në spital, ku njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka marrë dëme të tjera përveç shokut psikologjik që iu shkaktua gjatë qëndrimit në shtyllën elektrike.

***

Burimi: Archyde|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit