Një zjarr përfshiu mëngjesin e sotëm katin e dytë të një pallati në lagjen “Punëtori” në Fushë Krujë. Zjarri kishte rënë në shtëpinë e dy të moshuarve, Vojsava dhe Bilbil Hoxha, që ishin në gjumë kur flakët po përhapeshin.
Kur kanë parë flakët banorët e lagjes kanë vrapuar drejt shtëpisë së tyre dhe kanë thyer derën me forcë duke i nxjerrë jashtë dhe shpëtuar jetën.
Mësohet se ndërhyrja e fqinjëve dhe banorëve të tjerë të lagjes ka qënë vendimtare për jetën e tyre, pasi i ka shpëtuar nga asfiksia. Banorët më pas vetë me ndihmën e zjarrfikësve dhe Policisë janë angazhuar vetë për të shuar zjarrin,që duket se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike në një kabëll.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një zjarr i fuqishëm la në qiell të hapur disa familje të një pallati.