E thotë studimi/ 70% e personave që provojnë një cigare bëhen të varur nga ajo

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.12.2019, 09:18

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e disa studimeve të mëparshme me mbi 215,000 njerëz nga e gjithë bota për të treguar se 70% prej tyre kishin filluar të pinin duhan rregullisht pasi e kishin pirë cigaren e parë.

Profesori Peter Hajek nga Universiteti ‘Queen Mary’, Londër, thotë se kjo është hera e parë që tregon varësinë të cilën mund ta krijojë konsumimi i vetëm një cigarej.

Peter Hajek ka treguar:

Në zhvillimin e çfarëdo varësie, kalimi nga eksperimentimi në përdorim të rregullt është gjë e rëndësishme, sepse tregon që një aktivitet rekreacional po shndërrohet në një nevojë. Ne kemi zbuluar se përqindja e atyre që e provojnë duhanin dhe shndërrohen në konsumues të rregullt të duhanit është shumë e lartë, dhe kjo ndihmon në konfirmimin e rëndësisë që ka parandalimi i eksperimentimit me cigare"

Në vitin e kaluar, një studim i përmasave të mëdha nga shkencëtarë kanadezë, me rreth 44,000 persona të moshave 14 deri 18 vjet, kishte zbuluar se ata të cilët përdorin cigare elektronike janë thuajse dyfish më të prirë të bëhen konsumues të rregullt të duhanit.

Shkencëtarët gjithashtu kanë paralajmëruar se cigaret elektronike ndihmojnë në ‘ri-normalizimin’ e duhanpirjes pas disa viteve të krijimit të shprehisë së duhanit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit