Llogaritjet e gabuara për Sterilizimin/Në 2018-n u dyfishua numri i operacioneve, u paguan 5 mln euro më shumë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2019, 07:46
Ministria e Financave, në një raport të fundit për zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin ka pranuar se risku i financimit është marrë përsipër tërësisht nga buxheti dhe deri tani janë materializuar risku i kërkesës dhe risku i negocimit, çka ka bërë që buxheti të paguajë rreth 5 milionë euro më shumë vetëm për vitin 2018.
Kjo kontratë ka ngjallur debate për shkak të kostos së lartë dhe rritjes përtej parashikimeve fillestare, duke detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të urdhërojë pezullimin e operacioneve të thjeshta.
Sipas raportit të financave, pagesat për këtë kontratë realizohen sipas skemës (pay x use), prandaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit.

Por, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave tregojnë se planifikimi ka qenë shumë i gabuar dhe situata ka dalë nga kontrolli në 2018-n. “Niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë është 62.957 ndërhyrje ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117.000 ndërhyrje”, thuhet në raport.

Si rrjedhojë, pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 ishin 610 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro më shumë, të cilat po paguhen dhe përgjatë 2019-s, shkruan "Monitor".

“Pagesat për 9-mujorin e vitit 2019 janë rreth 1.64 miliardë lekë ose rreth 85.7 përqind e planit të rishikuar vjetor të pagesave të parashikuara për vitin 2019. Ky realizim i lartë lidhet me pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 (610 milionë lekë)”, thuhet në raport.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e operacioneve duket se e ka dhënë efektin në vitin 2019, ku numri i tyre është ulur ndjeshëm. Ministria e Financave raporton se për vitin 2019 janë parashikuar 63.600 ndërhyrje dhe për periudhën Janar- Shtator janë realizuar 47,241 ndërhyrje, ose rreth 74 përqind e planit vjetor të parashikuar. Nga tabela (shih tabela 11 më poshtë) rezulton se është ulur ndjeshëm pesha e ndërhyrjeve me kompleksitet të ulët, nga 61.4% në 2018-n, në 42.2% për 9 mujorin 2019.

Për gjithë vitin 2019, financat parashikojnë të paguajnë 1.9 miliardë lekë nga buxheti për këtë koncesion. Financat pranojnë që kanë rishikuar në rritje planin e pagesave si për 2018 ashtu dhe 2019.

Për 2020 dhe 2021, parashikimet për pagesat janë përkatësisht 1.65 dhe 1.7 miliardë lekë.

Nga krahasimi i projektbuxhetit 2018 dhe 2020 rezulton se se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018 për gjithë periudhën 10 vjeçare kur parashikohet koncesioni. Si rrjedhojë, nga llogaritjet e gabuara të bëra nga ana e hartuesve të saj, vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 % në harkun e dy viteve.

PPP-ja e sterilizimit “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të përsonalizuar të instrumenteve kirurgjikal, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” u firmos në fund të vitit 2015 midis kompanisë “Sani Service” dhe Ministrisë së Shëndetësisë, si përfituese e shërbimit, përfaqësuar nga ministri Ilir Beqja dhe FSDKSH, përfaqësuar nga Milva ikonomi, ku janë përcaktuar kushtet paraprake, objekti i kontratës, çmimet dhe rishikimi i çmimeve.

Kontrata nisi të zbatohet më 2016. Monitorimi i saj bëhet nga Drejtoria e Administrimit të Paketave dhe Ekzaminimeve Terciale (DAPSHET) në QSUT, raporton Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga auditimi i këtij shërbimi, KLSH ka konstatuar se, nuk ka një përcaktim detajuar për përdorimin e kompleksiteteve për çdo lloj operacioni, numrin e pajisjeve të kompleksiteteve për çdo ndërhyrje dhe nuk ka një përcaktim të qartë të përdorimit të seteve të sterilizimit me avull në shërbimet spitalore universitare dhe në spitalet rajonale.

Risku financiar mbahet nga buxheti

Në raportin e fundit, financat pranojnë se risku financiar mbahet nga buxheti. “Tek pala private janë transferuar risku i projektimit, ndërtimit, i operimit dhe performancës, si dhe risku i transferimit të aseteve, ndërsa risku i ndryshimeve ligjore, risku material nga vendimet politike dhe risku financiar i janë alokuar palës publike. Ndërkohë janë ndarë mes palëve risku i lejeve dhe licencave, risku i kërkesës, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës”, thuhet në raport.

Deri në momentin aktual të funksionimit të kontratës, sipas financave janë materializuar risqet e mëposhtme:

  1. Risku i Kërkesës i cili ka rezultuar si pasojë e nevojave për instrumenta kirurgjikalë më shumë se sa parashikimi fillestar. Në lidhje me nivelin aktual të kërkesës për kontratat që kanë të parashikuar një minimun të garantuar kërkese, MSHMS bën me dije se referuar kësaj kontrate rezulton se shërbimet objekt kontrate ofrohen sipas formulës pay per use.
  1. Risku i Rinegocimit i cili ka rezultuar si pasojë e rritjes së numri të kërkesës mbi atë të parashikuar në kontratë dhe po punohet për arritjen e një zgjidhjeje efikase për të dyja palët, me qëllim realizimin e objektit të projektit.

Pak ditë më parë, Organizata Nisma Thurje ka dorëzuar pranë SPAK, Prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një kallëzim penal për disa zyrtarë të lartë, që siç bëjnë me dije janë të përfshirë në procesin e dhënies me koncesion të procesit të sterilizimit, i cili ka qenë i paplanifikuar mirë dhe po rezulton se ka krijuar kosto të panevojshme për buxhetin e shtetit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit