“Çmontohet” banda shqiptare në Spanjë, ishin kthyer në tmerrin e banorëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2019, 07:28

Një bandë shqiptarësh që kishte mbretëruar duke përhapur një valë frike në të gjithë Barcelonën, përmes vjedhjeve të shumta, është “çmontuar” nga policia. Një deklaratë mëngjesin e së dielës nga njësia lokale e policisë në rajonin e Katalonjës, konfirmoi se disa individë që i përkisnin bandës ishin arrestuar pas një hetimi shterues.

Mes të arrestuarve janë 4 shqiptarë midis moshës 32 dhe 34 vjeç të cilët dyshohet se kanë kryer 27 plaçkitje shtëpish në lagjet Vallès Oçidental dhe Baix Llobregat Osona. Hetimi nisi muajin e kaluar pasi një seri vjedhjesh u raportuan nga banorët e zonës. Ishte një banor i zonës që raportoi për një person të dyshimtë në lagje.

Një oficer policie nxitoi në vendin e ngjarjes, por kur iu ndeshi në kërcënimet e tij. Gjithsesi shqiptari u arrestua dhe me vete iu gjetën një bollëk të sendeve me vlerë, duke përfshirë stoli dhe sasi të konsiderueshme parash. Më vonë u zbulua se ai ishte me dy persona të tjerë.

Të gjithë ishin pjesë e një grupi kriminal të përbërë nga 6 persona të cilët siç raporton policia ishin specialistë për hyrë në shtëpi dhe që vepronin në mënyrë metodike për t’i plaçkitur ato. Skema ishte e qartë. Ata parkonin makinën në një vend të errët. 3 prej tyre dilnin prej saj me rroba të errëta.

Pasi kryenin grabitjet ktheheshin në një banesë në lagjen Calaf Perafita të Barcelonës. Vetëm pasi kishte prova, policia kreu një bastisje në këtë shtëpi ku gjeti një sasi mallrash të lidhur me dhjetëra grabitje. Personat që u gjendën aty u arrestuan. Ata do të dalin në gjyq javës tjetër.

4 shqiptarë tmerri i Barcelonës, grabitën 27 shtëpi

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit