Një tjetër makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Sipas informacionit paraprak mësohet se makina që është përfshirë nga flakët ndodhej në zonën e Lungomares.
Po ashtu e ditur bëhet se targat e makinës ishin ‘’AA 550 ET’’. Ende nuk dihet se në cilat rrethana ka ndodhur kjo ngjarje, apo se cilat kanë qenë shkaqet.
Kujtojmë këtu se djegia e makinave është bërë e shpeshtë në qytetin e Vlorës. Ditët e fundit bashkë me makinën që është djegur sot bëhen tre makina të djegura.
Foto ilustruese
Gjithashtu nuk është e bërë e ditur se në pronësi të kujt është makina që është shkrumbuar nnga flakët. Raporohet se ajo djegur plotësisht.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.