Tërmeti, analisti i njohur: Rama në qendër të vëmendjes, po e përdor për fushatë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.12.2019, 21:34

Analisti i njohur, Roland Lami ka komentuar sërish tërmetin e 26 nëntorit si dhe pasojat që la pas.

Teksa ndalet te roli i Ramës, ai shprehet se kryeministri t i ka dhënë mundësi kriza e sjellë nga tërmeti i 26 nëntorit që të vendosë veten në qendër të vëmendjes.

Sipas tij, kjo është një çështje që pritet të zgjasë, pasi kreu i qeverisë po e përdor për fushatë.

Për RTV Ora, Lami theksoi se Rama nuk nguronte të dublonte role që shumë mirë mund t'i takonin pushtetit lokal.

Më tutje, ai ngre pyetjen: Ku është qeveria, ku është ekonomia, siguria, ku janë përmbushjet e Bundestagut, ku janë partnerët strategjikë?

Së fundmi, analisti thotë se qeveria ka menduar t'i largohet problemit që duhet ti ballafaqohet.

"Do të na zgjasë gjatë çështja e tërmetit, si fushatë e re që Rama po e përdor për të shkuar drejt një varianti zgjedhje të parakohshme që mund ta sjellin rrethanat e paparashikueshme ose me mbyllje mandati për tu përgatitur për një mandat të tretë", theksoi ai.

Roland Lami tha:

Kryeministrit i ka dhënë mundësi kriza e sjellë nga tërmeti i 26 nëntorit të vendosë veten në qendër të vëmendjes. Po të shikosh gjithë situata e menaxhimit post tërmet kishte një personalizim të vëmendjes, një tërheqje të vëmendjes nga ana e medias, vetë tek kryeministri, i cili nuk nguronte të dublonte role që shumë mirë mund ti takonin pushtetit lokal, drejtues të Emergjencave Civile, ministrit të Shëndetësisë, por kryeministri ka vendosur ta shfrytëzojë këtë moment për të rikuperuar, për të risjellë në vëmendje, për ta sjellë si kapital të çmuar rolin e tij deçiziv për të zgjidhur situatën ku ndodhemi. Po ta shohësh është një fushatë që këto ditë është sfumuar, por unë mendoj se nuk do të zgjasë, do të rikthehet sepse i nevojitet ta ketë vëmendjen, si e si për të hequr vëmendjen nga ajo që i takon të bëjë. Ku është qeveria, ku është ekonomia, siguria, ku janë përmbushjet e Bundestagut, ku janë partnerët strategjikë etj. Qeveria ka menduar ti largohet problemit që duhet ti ballafaqohet. Do të na zgjasë gjatë çështja e tërmetit, si fushatë e re që Rama po e përdor për të shkuar drejt një varianti zgjedhje të parakohshme që mund ta sjellin rrethanat e paparashikueshme ose me mbyllje mandati për tu përgatitur për një mandat të tretë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit