Francë/ Shqiptarja u gjet e vdekur në park, rrëfehet autori: Bëmë seks e më pas humba toruan

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.12.2019, 20:34

Disa ditë pas zbulimit të një trupi të djegur pranë stolit në një park në Mougins, në Alpes-Maritimes, çështja tanimë sapo u bë u zgjidh.

Gjatë një fjalimi për shtyp, prokurori i Grasse, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari, një i ri 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24 dhjetorit, në orët e para të 25 dhjetorit.

Raportohet se ai u akuzua për vrasje.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për seks me viktimën në qytet.

Ai më pas e mbyti atë dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, ku e zhveshi dhe e dogji pjesërisht.

I riu ka pranuar se e kishte takuar viktimën natën e 24 dhjetorit, ku kishte kryer marrëdhënie seksuale me të.

Më pas, për arsye që do të konfirmohen më vonë, ai humbi toruan dhe e mbyti gruan, ku më pas u përpoq që të zhdukte trupin.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij.

Ndërsa për shkaqet, prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek 28-vjeçari.

Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit "janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.".

Sipas Nice-Matin, viktima, një grua e re 37-vjeçare me origjinë shqiptare, ishte nëna e një fëmije 3-vjeçar.

Duke jetuar në Kanë, ajo ishte viktima e dhunës në vitin 2015, gjë që bëri të mundur identifikimin e saj si prostitutë.

I dyshuari, 28 vjeçari i cili jetonte në mes të Kanës dhe Le Cannet, është një shofer i kamioni.

Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit.

Kujtojmë që viktima është 37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi, e cila u gjet e vdekur në Mougins.

Burimi: lefigaro.fr |Përktheu dhe përshtati: joq-albania.com

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit