U tha se ishte pjesë e rrjetit të prostitucionit të ‘Zogut’, Iva Aliko flet hapur për marrëdhënien me Hermes Nikaj

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.12.2019, 19:01

Këngëtarja Iva Aliko u përfshi në përgjimet që u publikuan ditën e djeshme, ku përmendej në aktivitetin e prostitucionit që realizon Hermes Nikaj ose siç njihet ndryshe me nofkën 'Zogu i Tironës'.

Jo vetëm Iva, por edhe moderatorja Dajana Shabani dhe një ish-banor i 'Big Brother' janë përfshirë në përgjime.

Shabani reagoi duke thënë se biseda për shit-blerje vote me 'Zogun' ka qenë batutë në emisionin e tyre.

Nga ana tjetër, edhe Iva e ka mohuar përfshirjen e saj në rrjetin e prostitucionit në Tiranë me anë të një komunikimi për shqiptarja.com.

Ajo shprehet se ka çuar me makinë Nikajn një mbrëmje në shtëpinë e tij, ku pasi ka zbritur, këngëtarja shprehet se nuk e di se çfarë ka ndodhur më tej me të.

Gjatë një komunikimi me Alikon, modelja pohoi se: "...kam njohje me Hermes Nikajn, dhe kam qenë njeriu që ka qëndruar me të, para se ai të arrestohej nga policia. Unë dhe Nikaj kemi qenë së bashku në një restorant në zonën e "Don Boskos" dhe më ka kërkuar, që ta çoja në shtëpi, tek blloku i Ambasadave, në rrugën e Durrësit. E kam çuar me makinë, ku pasi ka zbritur është larguar dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur me Hermesin më tej. S'kam pasur asnjë dijeni se ku ka shkuar ai...".

Më tej modelja Aliko pohon se në këtë rast është abuzuar nga disa portale në Shqipëri dhe jo vetëm, duke e trajtuar emrin e saj si pjesë e prostitucionit që koordinohej nga Hermes Nikaj. Më tej modelja, sqaron se mund të ketë qenë në vëzhgim nga policia apo qofte edhe në përgjim telefonik, por kurrë nuk ka qenë pjesë e intrigave apo shfrytëzimit të vajzave për prostitucion.

"...nëse do isha unë pjesë e këtyre lojërave, ju siguroj që askush nuk do më kursente mua pa më ndjekur penalisht, qoftë nga prokuroria qoftë nga policia". Në dosjen e prokurorisë së Tiranës emri i Iva Alikos, përmendet indirekt në disa biseda të përgjuara dhe në disa raporte vëzhgimi të policisë së Tiranës.

Në këtë dosje, nuk ka asnjë ndjekje penale për Iva Alikon, pasi nga provat e mbledhura prej prokurorisë së Tiranës, nuk del në asnjë moment që modelja të jetë e implikuar në këtë veprimtari kriminale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit