Kush me kë? Nis debati për koalicionet parazgjedhore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.12.2019, 18:39

PDSH është më afër koalicionimit me LSDM-në sesa me partitë politike shqiptare. Kështu ka deklaruar kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi. Thaçi tha se është i pamundur një koalicionim me Lëvizjen BESA dhe me Aleancën për Shqiptarët, duke potencuar se në zgjedhjet e ardhshme do të luftojë për t'i fituar ata.

“Unë nuk bëj pjesë në grupin e politikanëve që sillen me oportunizëm. Situatat janë shumë më të qarta, pas asaj që kemi punuar me kryeministrin dhe liderin e LSDM-së ne shohim gatishmëri shumë më të madhe tek ai që të bisedojmë të gjitha temat të cilat janë të hapura. Pa eliminuar meritat e kryeministrit Zaev për de bllokimin e procesit integrues dhe mendojmë shumë më afër jemi që të bisedojmë edhe më tutje edhe me kryeministrin edhe me LSDM-në”, tha Thaçi.

Ndërkaq nga ana tjetër, Partia politike Alternativa e drejtuar nga Afrim Gashi ka bërë me dije se janë duke negociuar për një koalicion parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët. Lideri i kësaj partie, Afrim Gashi për Sllobodna Tv ka deklaruar se koalicioni pritet të bëhet publik nga mesi i janarit të vitit 2020. “Ne përpiqemi të shkojmë në koalicion. Bisedojmë tash me partitë politike shqiptare. Shumë afër jemi që të merremi vesh. Do të shohim deri në fillim të janarit. Ndoshta edhe nga mesi do të publikojmë. Ende rrjedhin bisedimet”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit