Arsenalit nuk i bën derman as Arteta, Chelsea e përmbys mes spektaklit

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 29.12.2019, 17:04

Premier League nuk njeh pushim. Kampionati më i fortë në botë luan sot ndeshjet e javës së 20-të, teksa kryendeshja e ditës ka qenë ajo mes Arsenalit dhe Chelseat.

Derbi londinez është mbyllur me fitoren 1-2 të "Bluve", të cilët fituan me përmbysje.

Sfida nisi me Arsenalin më kërkues, të cilët gjetën menjëherë golin, teksa në minutën e 13’, Aubameyang kaloi "topçinjtë" në avantazh.

Fraksioni i parë u mbyll 1-0, ndërsa pjesa e dytë, nisi menjëherë me Chelsean në sulm, të cilët dëshironin të gjenin golin e barazimit me çdo kusht.

Pikërisht ,goli erdhi në minutën e 83’, kur Jorginho barazoi shifrat në 1-1.

Ndërkaq, ishte Abraham që çoi peshë ekipin e Lampard, teksa në minutën e 87’, realizoi një gol shumë të bukur pas një kundërsulmi të nisur po nga ai vetë duke vulosur edhe fitoren 1-2.

Me këtë fitore, Chelsea qëndron në vendin e 4-t në tabelën e klasifikimit me 35 pikë, ndërsa Arsenali renditet i 12-i me vetëm 24 pikë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit