Fundi i vitit 2019, sjell edhe përfundimin e një dekade tjetër. Ngjarje të shumta kanë ndodhur në futboll, aq sa është e vështirë t'i marrësh të gjitha me radhë. Shumë futbollistë kanë shkëlqyer gjatë kësaj dekade dhe vazhdojnë të shkëlqejnë.
Prestigjozja “France Football” ka publikuar një formacion me futbollistët më të mirë të kësaj dekade. Në këtë formacion, bie në sy prezenca e shumë futbollistëve që kanë luajtur në kampionatin spanjoll, me Realin dhe Barcelonën.
Lojtarë si Casillas, Ramos, Marcelo, Modriç e Ronaldo vijnë nga Real Madrid teksa Barcelona ka përfaqësues Xavin, Iniestën, Messin e Neymarin. Nga Premier Liga vjen Van Dijk, ndërkohë që Lahm mban flamurin për kampionatin gjerman.
Formacioni i plotë: