Tani është zyrtare. Erling Haaland është futbollisti më i ri i Borussia Dortmund. Lojtari norvegjez ka zgjedhur pikërisht gjermanët si ekipin ku do vazhdojë karrierrën e tij.
Duhet theksuar se ishin të shumta klubet që ishin vendosur në rresht për të përfituar shërbimet sulmuesit 19-vjeçar, por në fund verdhezinjtë triumfuan.
Haaland i ka mahnitur të gjithë këtë gjysmë sezoni, teksa ka shënuar deri tani 22 gola në 28 ndeshje. Ishte pikërisht kjo paraqitje që tërhoqi vëmendjen e klubeve më të mëdha.
Sulmuesi tani do të nisë një eksperiencë të re dhe Dortmund e ka zyrtarizuar ditën e sotme. Norvegjezi ka firmosur deri në vitin 2024 me ekipin gjerman.