E zhveshur dhe gjysmë e djegur, kush është shqiptarja që punonte si prostitutë në Francë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.12.2019, 14:25

Bunilda Kovaçi Sadushi është 37 vjeçarja, e cila u gjet pa jetë më 25 dhjetor në jë pyll në Francë. Ajo është nënë e tre fëmijëve të vegjël. Dyshimet e para të policisë janë se gruaja me origjinë shqiptare mund të jetë vrarë.

“Report Tv” ishte këtë të shtunë pranë familjes së shqiptares, e cila jeton në Berat. Lajmin e kobshëm e mësuan përmes televizorit dhe në mesin e dhimbjes për humbjen e vajzës së tyre, kanë edhe një apel për shtetin. Familja jeton në kushte të vështira dhe nuk ka mundësi financiare për të sjellë trupin e Brunildës në Shqipëri.

Gjyshja e 37-vjeçares thotë:

Po presim çupën të na vijë. S’kemi lekë ta marrim. Ju lutemi shumë na ndihmoni, të keqen. I bëjmë apel shtetit të na vë dorë se jemi fukarenj, të keqen nëna. Duam çupën të na e bini këtu, se po qajmë kemi tërë natën e tërë ditën”.

Prej vitesh, Brunilda Kovaçi ishte divorcuar nga bashkëshorti, ndërsa shkonte e vinte shpesh në Francë për të punuar. Mediat franceze thonë se ajo shfrytëzohej për prostitucion, por familjarët e saj në Berat nuk dinë asgjë rreth këtij fakti dhe as motiveve përse ajo mund të jetë vrarë.

Sipas nënës, vajza kishte rreth një vit që nuk kishte ardhur në Berat, ndërsa prej vitesh është divorcuar nga bashkëshorti dhe i rrit e vetme fëmijët pa përkrahjen as financiare të babait.

Trupi i Brunilda Kovaçit u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur në ditën e Krishtlindjeve, ndërsa detaji që çoi në identifikimin e saj ishte një tatuazh në krah, me emrin e një mashkulli shqiptar. Sipas mediave franceze, një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit