“Ah ç’më gjeti mua, u shua mundi im”, banorja e pallatit të djegur në Pogradec mes lotësh: S’kam një kujtim nga fëmijët

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2019, 13:44

Një zjarr që përfshiu një pallat në Pogradec mesditën e djeshme la pas 12 apartamente të shkrumbuara dhe 5 familje të mbetura në qiell të hapur.

Flakët dogjën gjithçka, ku përveç mureve të objektit nuk ka mbetur më asgjë.

Banorët e kateve të fundit në pallat vajtojnë dhe shpresojnë të gjejnë ndonjë kujtim të mbetur pa shkrumbuar.

Një nga banoret e pallatit kërkon në gërmadha fotografitë e fëmijëve të saj, por ka pak shpresa pasi duket se zjarri ka shkrumbuar gjithçka.

Mes lotësh, ajo shprehet për "News24" se s'i ka mbatur asnjë fotografi nga fëmijët e saj dhe se gjithë jeta e iku kot. Shemsie Ilo tregon se shiste çentro për të mbajtur fëmijët.

Ajo shprehet:

Gjithë jeta ime më iku, nuk kam një kujtim nga fëmijët, televizorin nuk e gëzova dot, si nuk më shpëtoi fotografia e djalit, nuk më shpëtoi një fotografi, u shua mundi im. Nuk i kam gëzuar këto shtëpi akoma. O Zot i madh! Nuk kam gëzuar asgjë të re. Gjithë jeta imë më iku. Po ç’ishte kjo? I kam mbajtur me grep e me shtiza. Shisja çentro që mbaja fëmijët. Ah ç’më gjeti mua."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit