Paskuintat e Festivalit të Këngës/ Arilena dhe Elvana u privilegjuan me dhoma private, këngëtaret e tjerë si turmë në korridor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2019, 12:55

Polemika të shumta shoqëruan Festivalin e 58-të të Këngës në RTSH, që u pasuan me një "përçarje" mes këngëtares fituese Arilena Ara dhe moderatores, Alketa Vejsiu, të cilat nuk ndjekin më njëra-tjetrën në Instagram.

Vejsiu i doli në krah Elvanës, duke i kërkuar falje publike që nuk e fitoi çmimin e parë, duke u shprehur se nuk ishte ajo juria, ndërsa pas këtij reagimi, Arilena Ara e hoqi nga ndjekësit moderatoren. Edhe kjo e fundit ia ktheu në të njëjtën mënyrë pak orë më pas.

Ndërkohë një nga këngëtarët më të zhgënjyer nga Festivali i Këngës në RTSH, ka qenë edhe Gena, i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehej se ja masakruan performancën dhe se përveç Elvanës dhe Arilenës, asnjërit prej 18 këngëtarëve të tjerë nuk iu ofrua asnjë lloj komoditeti.

Gena, i cili preku finalen me këngën "Shqiponja e lirë", nuk u vlerësua me asnjë çmim. Në postimin e tij në Instagram, ai shkruan se pavarësisht se iu premtua barazi dhe drejtësi, në të vërtetë nuk ndodhi ashtu.

Sipas këngëtarit, veç problemeve teknike në festival, shumë këngëtarëve nuk iu ofrua asnjë lloj komoditeti. Gena vazhdon më tej, duke hedhur akuza se një ndërhyrje në sekondat e fundit e teknikës, mund të jetë bërë e qëllimshme dhe se këngëtari gjatë performimit të këngës në natën e dytë ka pasur shkëputje të audios.

“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash, që kryefjala do të ishte kënga. Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi… Po nuk ndodhi ashtu…. Probleme të jashtëzakonshme teknike… Probleme që nisën që në prova, por prapëseprapë vendosa të vazhdoj, edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist.

Në këtë festival morëm pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk na u ofrua asnjë lloj komoditeti. Dua të ndaj me ju një shqetësim… Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time, një kthesë e jashtëzakonshme ndodh në natën finale.

Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim. Ndërkohë që isha gati për të performuar, 10 sekonda përpara se të dilja në skenë, teknika ndërhyn për të dytën herë në kufjet e mia duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam pasur shkëputje të audios në kufje.

Vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos pasur gati-gati fare dëgjim. Më falni që nuk isha Gena që ju njihni në këto 25 vjet! U mundova të jap më të mirën nga vetja, por jo gjithçka është në dorën e artistit…

Megjithatë, jeta vazhdon…. Në gjithë këtë sqarim publik ndalojmë te fraza e tij se “në këtë festival morëm pjesë 20 artistë, por 18 prej nesh nuk na u ofrua asnjë lloj komoditeti!”- tha Gena.

Për çfarë e ka pasur fjalën Gena? Si artistëve të tjerë dëshmitarë, që nuk e shohin të arsyeshme të dalin me emër, mësohet se gjatë kësaj gare komoditeti në paskuinta iu ofrua vetëm dy pretendenteve për të fituar këtë garë, Arilena Arës dhe Elvana Gjatës.

Sipas tyre, të dyja artisteve u ishte siguruar dhomë personale, ku qëndronin të mbyllura me stafet përkatëse, të kryesuara nga menaxheri i Elvanës, Andy Gram dhe menaxheri i Arilenës, Popi Kola.

Të dyja me çelësat e dhomave personale, mbylleshin në dhomë duke siguruar kështu statusin e “divës”, ndryshe nga 18 konkurrentët e tjerë që rrinin së bashku në pjesën e korridorit të Pallatit të Kongreseve.

Herë pas here, Arilena e kyçte dhomën me çelës dhe bënte prova të zërit pa pushim, ndryshe nga Elvana, e cila bisedonte apo kalonte momente të bukura duke shkëmbyer batuta e duke qeshur me stafin.

Edhe pse “lufta e ftohtë” nisi që në prova mes dy këngëtareve të njohura, Arilena Ara fitoi Festivalin me ”Shaj”, ndërsa Elvana Gjata u rendit e dyta me “Me tana”.

Kështu përfundoi gara më e nxehtë e të gjithë kohërave të Festivalit të RTSH-së, të dielën në mbrëmje, mes dy rivaleve aspak mikesha me njëra-tjetrën, të përgatitura për skenën e ëndërruar të “Eurovision”-it 2020, shkruan "Panorama Plus".

Elvana Gjata konkurroi në këtë garë me këngën “Me tana”, një projekt ritmik që e prezanton si kantautore me vargje e muzikë të krijuara nga ajo vetë, ndërsa Arilena Ara me këngën “Shaj”, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.

Pas zhurmës dhe kontestimit të jurisë, pasi dy anëtaret nga Shqipëria, Rita Petro dhe Mikaela Minga, votuan me pak pikë Elvanën, ajo nuk e fitoi këtë garë.

Direkt pas festivalit, e zhgënjyer ajo u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për koncertet e radhës, ndërkohë që flitet se po punon për një bashkëpunim me Ledri Vulën.

Ndërsa Arilena ka vendosur të shijojë fitoren, gati për përgatitjet për “Eurovizion 2020”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit