Denoncimi i avokatit/ “Kryeprokurori i ri Elbasanit shtypi për vdekje një person, teksa i jepte makinës në gjendje të dehur”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.12.2019, 12:29

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, i cili pretendon se eshte avokat në qytetin e Elbasanit.

Denoncuesi ka hedhur akuza të forta në drejtim të Kreshnik Ajazit, i sapozgjedhur në krye të Prokurorisë së Elbasanit.

Avokati akuzon Ajazin se ka aksidentuar për vdekje një person, teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Sipas tij, kryeprokurori i sapozgjedhur i Elbasanit është vëllai i këshilltarit të Taulant Ballës dhe me manipulimin e dosjes dhe ndihmën e të atit, ka marrë pafajësinë.

Statusi i plotë:

Edvin Mafia i beson mafies se droges drejtimin e prokurorise se Elbasanit

Kryeprokurori i ri i Elbasani akuzohet se vet ai i dehur ka shtypur per vdekje nje njeri. Por me manipulimin e dosjes dhe me ndihmen e te atit ka marre pafajesine. Ai eshte vellai i keshilltarit te Taulant Balles!

Lexoni denoncimin e avokatit dixhita! sb

I nderuar Doktor. Jam nje avokat ne elbasan. Doja tju vija ne dijeni se si gent ibrahimi me urdher te Rames emeroi drejtues prokurorie kreshnik ajazin, i cili eshte vellai i besian ajazit keshilltari i Taulant Balles . Kreshniku ka punuar fillimisht ne vlore ku aksidentoi me vdekje nje person pasi ishte ne gjendje te mire, por i ati i vet eshte ekspert autoteknik dhe bashke me shoket e tij qe u caktuan eksperte te ceshtjes e nxoren pa faj. Pas kesaj ngjarje u emerua prok ne elbasan. Pas nderhyrjeve te shumta u caktua perkohsisht ne tirane dhe aktualisht u zgjodh drejtues prokurorie.Kunati i klp gent ibrahimi nuk ka marre parasysh ne perzgjedhje as karrieren ,punen ,integritetin . Gjithashtu besian ajazi eksponent i ps eshte mik me zv kryeministrin erion brace, i cili dihet boterisht se esht miku i mimi kodhelit kunata e gent ibrahimit. Prandaj ka dale dhe shprehja kunat KLP. Bashkelidhur po ju coj disa foto qe pasqyrojne sa me siper si dhe ca lidhjesh ka personi qe u zgjodh drejtues prokurorie ne elbasan. Dhe nuk eshte cudi pse gent ibrahimi i dha voten atij. Rrofte reforma me kunat KLP. Ta gezoje Elbasani prokurorin qe zgjodhi cifti Taulant Balla-Qazim Sejdini

Ps Ky me syze eshte kreshniku. Ai ne mes eshte besian ajazi keshilltar i balles dhe kandidat per deputet i ps ne gramsh. Ai tjetri eshte gezim ajazi eksponent dhe i lidhur me ps. Mjafton te shihni profilet e tyre ne fb dhe instagram.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit