Një 29-vjeçar i shumëkërkuar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane.
Raportohet se i riu shqiptar ishte shpallur në kërkim në Belgjikë, pasi akuzohet se drejtonte një rrjet trafiku të qenieve njerëzore, krim për të cilin rrezikon deri në 20 vjet burg.
Një gjykatë belge kishte lëshuar urdhër-arresti për shqiptarin, por ai ishte zhdukur. 29-vjeçari drejtonte një rrjet trafikantësh shqiptarë, që dërgonin njerëz në mënyrë ilegale nga Afrika e Azia drejt Europës, kryesisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Shqiptari u arrestua pas një kurthi të ngritur nga karabinierët, të cilët kishin informacione se ai kishte një të dashur në fshatin Monteroni D'Arbia në provincën e Sienës në Itali.
Autoritetet italiane vunë mbajtën nën mbikëqyrje të dashurën e tij, duke llogaritur që shqiptari mund të shfaqej një ditë.
Dhe kështu ndodhi. Të shtunën ai shkoi për të vizituar të dashurën e tij, por u përball me prangat e policisë.
Ai do të ekstradohet drejt Belgjikës ditët në vijim.
Burimi: Corriere di Siena|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania