Malaj sjell me këmbë në tokë Ramën: Rritja ekonomike në vitin 2020, më e ulët se pritshmëritë e qeverisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 22:08

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i cili me urdhër të Ramës u shkarkua nga Bordi i Bankës së Shqipërisë pak ditë më parë, ka bërë një parashikim të zymtë sa i përket pritshmërive ekonomike për vitin 2020.

I ftuar në "Abc News", Malaj theksoi se ekonomia shqiptare parashikohet të jetë me e ulët sesa pritshmëritë e qeverisë për një rritje prej 4% dhe se do të përbalet me një sërë sfidash gjatë 2020-s.

Sipas tij, parashikimet e bëra nga institucionet nuk kanë qenë asnjëherë realiste dhe se ekonomia jonë prej kohësh po performon nën kapacitetin e saj.

Ai tha:

Ekonomia po performon nën kapacitetin e saj, duhet të jetë në kapacitet të plotë për të ringritur ekonomike dhe për të përballuar buxhetet sociale."

Teksa foli për rindërtimin e ndërtesave të shkatërruara dhe dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, Malaj theksoi se nëse ky proces ka transparencë, mund të sjellë përmirësim të ekonomisë.

Ai vijoi:

Rindërtimi në vetvete nëse vleresohet kredibiliteti i donatorëve, nëse përzgjidhen me përgjegjësi kostot, mund të japë rezultate pozitive nga gjysma e dytë e vitit 2020."

I njohur edhe si një nga ekspertët më të mirë në vend në ekonomi, Malaj iu sugjeron autoriteteve të kenë shumë kujdes me klimën e biznesit dhe të shlyhen detyrimet e prapambetura.

Ish-ministri shtoi:

E para është përmirësimi i pritshmërive, e dyta buxheti realist, e treta rritja e eficensës për çdo qindarke, të hiqet dorë nga gjobat, një ambiente miqësor me biznesin, të ristrukturohen detyrimet që qeveria mund të ketë ndaj biznesit."

Ndërkohë, vlen të theksohet se edhe institucionet ndërkombëtare financiare e kanë ulur pritshmërinë epër rritjen ekonomike të Shqipërisë në 2020.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit