Sakrifikon duke shitur mbështjellëse kartash nëpër lokalet e Tiranës, i moshuari bën gjestin human ndaj lypësit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.12.2019, 19:34

Altruizmi është një cilësi e karakterit dhe personalitetit, e cila dita-ditës po zhduket, ndërsa mirësia tek njerëzit sa vjen e ftohet më tepër.

Thuhet se njerëzit e varfër janë ata që zemrën e kanë më të madhe dhe janë të gatshëm t'i ndihmojnë ata që janë në një gjendje ekonomike më të vështirë se ta.

Një rast i tillë është edhe ai që do t'ju paraqesim më poshtë, ku një i moshuar ka bërë një gjest human, i cili meriton admirim dhe duhet të shërbejë si një shembull për të gjithë njerëzit.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, një i moshuar, i cili pavarësisht moshës, mundohet të sakrifikojë për të siguruar të ardhura financiare, duke shitur nëpër lokale të ndryshme në kryeqytet mbështjellëse për mbajtjen e kartave, i ka dhuruar 500 lekë të vjetra një nevojtari që po lypte në rrugë, që është në gjendje më të mjerueshme financiare.

Video është filmuar pranë Pallatit të Sportit "Asllan Rusi" në Tiranë.

Është për të ardhur keq që në kohët e sotme, të tillë njerëz si i moshuari në video, janë shumë të rrallë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ! Shikoni xhestin e ketij te mjerit dhe te shkeretit qe mundohet sadopak te shesi neper lokale dhe sakrific me mbeshtjellse kartash dhe ai ben nje xhest human kur dikush ja dhuroj nje 50 leksh dhe ai mundohet mundohet te ndimoj dhe dike qe eshte me keq se ai vet . Me keqardhe per kete person qe dhe vet se siguron jetesen dot 😖Video eshte filmuar tek pallati i sportit asllan rusi. Faleminderit"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit