3 vetura janë përplasur njëra me tjetrën në magjistralen Tetovë -Gostivar, 1 km para pikës pagesore të Gostivar, raporton JOQ Macedonia.
Një qytetarë që është bllokuar në po të njëjtën rrugë, shkaku aksidentit, ka dërguar foto në redaksinë tonë.
Ende nuk ka informacione zyrtare për pasoja në njerëz, përveç dëmeve materiale, nga aksidenti.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është e njohur për numër të madh të aksidenteve shkaku i shpejtësisë së madhe që marrin vozitësit.