Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Varibob, Fier. Mësohet se një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë villain e tij.
Arrestimi i tij u bë mëngjesin e sotëm. Për momentin vëllai I plagosur, 28 vjeç ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
Njoftimi i plotë policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan A. S., 33 vjeç, banues në Varibob, Fier.
Ndalimi i tij u bë pasi mëngjesin e sotëm, në banesë, për motive të dobëta ka goditur me thikë vëllain e tij, S. S., 28 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Fier.
Materialet procedurale do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.