Nëna e një djali 3-vjeçar, identifikohet shqiptarja me tatuazh që e dogjën në një pyll në Francë,

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.12.2019, 14:00

Detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me 37-vjeçaren shqiptare, e cila u gjet e vrarë në një pyll në Francë.

Bëhet fjalë për Brunilda Kovaçi nga Berati, e cila sipas mediave franceze ishte punonjëse seksi. Kovaçi u gjet e vrarë në një park në Mougins, ku u pa se trupi i saj ishte pjesërisht i djegur dhe i zhveshur.

Sipas grupit hetimor, ndër shenjat dalluese që çuan në identifikimin e viktimës, ishte një tatuazh në krahun e saj, me emrin e një mashkulli shqiptar.

“La provence” shkruante se një person është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim, ndërsa nuk dihet nëse është një nga klientët e 37-vjeçares, apo tutori i saj.

Kanë qenë familjarët e viktimës ata që kanë kontaktuar me “BalkanWeb” ndërsa apelojnë për ndihmë, pasi në Francë aktualisht ndodhet djali i saj i mitur, 3 vjeç. Familja nga Berati tregon se lajmin e kobshëm e kanë marrë vesh nga mediat shqiptare, të cilat publikuan dje lajmin.

Familjarët u shprehën:

Lajmin e hidhur e morëm vesh nga mediat. Nuk dinim gjë. Jemi të shokuar. Tani kemi hallin e djalit që ka ngelur në Francë. Na ka rënë një hall i madh, aq më tepër kur nuk kemi mundësi financiare. Jemi keq ekonomikisht, nuk e sjellim dot trupin e vajzës në Shqipëri. I bëjmë thirrje shtetit që të na ndihmojë të na sjellë trupin e Brunildës, por dhe djalin e vogël"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit