Ka vetëm një muaj jetë, këtij 17-vjeçari nuk i ikën buzëqeshja nga fytyra

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.12.2019, 12:43

Një i ri 17-vjeçar është diagnostifikuar me kancer dhe i ka mbetur vetëm 1 muaj kohë për të jetuar. Ai i ka kaluar Krishtlindjet në spital dhe nuk e ka hequr në asnjë moment buzëqeshjen e tij nga fytyra.

Joseph Lunn u dërgua në spital në muajin prill duke menduar se ka apandesit, por mori lajmin shkatërues, ai vuante nga sarkoma synoviale. 17-vjeçarit nga Mitcham në jug të Londrës, iu tha se vunate nga një kancer i pashërueshëm, i cili prek një në një milion njerëz.

Pas shtatë raundeve të kimioterapisë rraskapitëse, Jozefi vazhdoi të jetojë jetën e tij sa më normale të jetë e mundur. Ai shkoi në shkollë, luajti kriket dhe madje aplikoi për të shkuar në universitet për të studiuar fiziologjinë sportive.

Pasi u shërua nga një operacion për të hequr katër tumore nga barku i tij, ai u detyrua përsëri të shkonte në spital ditën e Krishtlindjeve për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Mjekët i kanë thënë se ka vetëm disa muaj për të jetuar.

Pavarësisht kësaj fatkeqësie, babai i Jozefit Dave tha se “buzëqeshja nuk i ka ikur asnjë moment nga fytyra e djalit”.

Lunn shtoi:

Ne nuk besojmë se përfundimi do jetë pozitiv, por buzëqeshja e tij është gjëja që po na bën të gjithëve të fortë. Ai duke qenë kaq pozitiv na ndihmon neve si prindër. Është një djalë i ri, jeta e të cilit është kthyer tërësisht përmbys, por ai ende është duke buzëqeshur dhe duke menduar për njerëzit e tjerë pa u ndier keq për veten e tij. Unë gjithmonë u them të gjithëve se Jozefi është një djalë i ri i jashtëzakonshëm. Ai është një frymëzim për bashkëmoshatarët e tij. I them shpesh se po të isha në vendin e tij nuk do isha kaq pozitiv sa ai”.

Z. Lunn tha se e vetmja herë kur djali i tij u mërzit, është kur mendonte se si motra e tij e vogël Amelia, 12 vjeç, do të reagonte ndaj këtij lajmi. Por Jozefi ishte këmbëngulës që këtë lajm t’ia tregonte vetë asaj.

***

Burim: DailyMail |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit