Hapën zjarr ndaj policisë greke, kush janë xhaxhai dhe nipi që arrestuan në kufi të Greqisë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.12.2019, 12:20

Janë zbardhur detaje të reja nga përplasja me armë ditën e djeshmë pranë kufirit grek mes një grupi grabitësish shqiptarë dhe policisë greke.

Ngjarja ka ndodhur në Agio Nikolam Filat të Igumenicës. Nga përplasja u plagos lehtë një efektiv policie dhe u arrestuan dy shqiptarë.

Sipas autoriteteve greke, fillimisht është pikasur një grup prej pesë personash që po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia për në Shqipëri.

Në ndjekje të tyre është vënë skuadra e OPKE në Policinë e Greqisë, sektori kundër narkotikeve dhe dy skuadra të Policisë Kufitare.

Pas ndjekjes së tyre, Policia greke ka njoftuar se ka konstatuar shtetasit shqiptarë që shoqëronin dy kafshë, mushka.

SHKËMBIMI I ZJARRIT

Burime për panorama bëjnë me dije se gjatë tentativës për t’i ndjekur dhe thirrjes për të ndaluar, 5 shtetasit shqiptarë hapën zjarr ndaj Policisë dhe të njëjtën gjë kanë bërë dhe forcat greke.

Tre persona kanë arritur të kalonin në tokën shqiptare, në një zonë pyjore, ndërkohë që u kapën dy prej tyre, shtetas shqiptarë të moshave 16 dhe 46 vjeç. Sipas mediave greke, momentin e arrestimit, 46- vjeçari ka bërë rezistencë të madhe, duke plagosur lehtë një oficer të Policisë greke. Ky i fundit mësohet se është transportuar në Spitalin e Filatit, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

BAGËTITË E VJEDHURA

Ndërkohë, mushkat që shtetasit shqiptarë shoqëronin, rezultuan të ngarkuara me katër bagëti të imëta të therura. Ato, sipas Policisë greke, ishin vjedhur në një stan në Agio Nikola, Filat.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky grup ishte organizuar 4 muajt e fundit për grabitje kafshësh në zonën e Filatit, Igumenicë.

Ata hynin ilegalisht në Greqi nga mali dhe pasi vidhnin bagëtitë, i transportonin ato të gjalla ose të therura me mushka drejt Shqipërisë, ku edhe i shisnin.

VJEDHJET

Sipas Policisë greke, shtetasit shqiptarë kishin disa muaj që kryenin vjedhje bagëtish në zonën e Filatit, Igumenicë. Kështu, në datat 10- 29 gusht, ata kanë vjedhur 3 bagëti. Më 28-29 gusht, në një kullotë në Katsika, Filat, kanë vjedhur 3 bagëti si dhe në 11- 12 dhjetor në Kerasoxori, kanë vjedhur 5 bagëti.

Nga informacionet e dhëna nga autoritetet për mediat greke, mësohet se në pranga ka rënë 46-vjeçari Sulejman Ismaili, nga fshati Janjar, Bashkia Sarandë. Ai ka bërë rezistencë ndaj policëve grekë, duke plagosur edhe njërin prej tyre.

Ai rezulton me precedentë penalë në Sarandë dhe në Greqi për grabitje. Gjithashtu, në pranga ka rënë dhe E. Ismaili, 16 vjeç, edhe ky banor i fshatit Janjar, njëkohësisht nipi i 46- vjeçarit.

BANDA

Banda e grabitësve përbëhej nga pesë persona në momentin e shkëmbimit të zjarrit me Policinë, por tre prej tyre arritën të shpëtonin.

Ata vidhnin kafshë të ndryshme në Greqi, ku i thernin dhe më pas i sillnin drejt Shqipërisë. Autoritetet greke dyshojnë që shtetasit e mësipërm e kryenin këtë akt kriminal me qëllimin tregtimin e mishit të bagëtive të imëta në tregun shqiptar.

Por, veprimtaria e tyre është vënë re na banorë të zonës fillimisht, të cilët kanë njoftuar edhe Policinë greke.

Kjo e fundit, ditën e djeshme, ka organizuar një operacion me qëllim vënien në pranga të grabitësve të bagëtive të imëta.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit