Politologu Arjan Çuri, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama mund ta përdorë tërmetin për ta zhdukur politikisht Erion Veliajn.
Sipas tij Rama është narratori më i mirë që kemi për momentin dhe se ka marrë edhe rolin e profetit. Ndërsa ka thënë edhe se tërmeti mund t’i shërbejë Ramës për ta zhdukur Veliajn nga qarkullimi.
Më tej ai ka argumentuar se Rama e ka gati alibinë, i fut një të shtyrë Veliajt dhe se kjo nuk i kushton asgjë.
Deklarata e tij:
Kujtojmë këtu se prej kohësh përflitet se Rama dhe Veliaj kanë nisur një luftë midis tyre. Zërat thonë se Rama ka frikë se mos Veliaj kërkon të marrë drejtimin e PS-së.