Daljet e Ramës për tërmetin/ Gazetarit: E dimë sa qime ka fiks mjekra e tij, veç ende s’ka një faturë të dëmeve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.12.2019, 21:15

Gazetari Agim Xhafka në një reagim të tijin ka shkruar se ra tërmet dhe u pa vetëm kryeministri Edi Rama.

Me nota ironie gazetari shkruan se tani nga TV-ja ne e dimë deri sa qime ka fiks mjekra e tij, sa nga ato i ka të bardhe e sa gri, sa benevrekë e fustane vesh në një ditë.

Në reagimin e tij ai pyet nëse çadrat e mbushur me njerëz nuk doi shikojmë dhe dëgjojnë?!

Për gazetarin Rama është si një aktor komik që tallet me hallexhinjtë. Më tej ai thotë edhe se Rama është si një i pashpirt që tërmetin e përdor makeap të qeverisjes së vrerosur.

Kurse në përfundim e quan Ramën edhe si një budalla të cilit shqiptarët i kanë dorëzuar fatet e tyre.

Reagimi i plotë:

Dje u mbush muaji nga dita e tërmetit dramatik të 26 nëntorit. 51 viktima, mijëra shtëpi të rrafshuara, qindra miliona euro dëme, ama mijëra orë xhirime me komediografin Rama. Tani nga TV-ja ne e dimë deri sa qime ka fiks mjekra e tij, sa nga ato i ka të bardhe e sa gri, sa benevrekë e fustane vesh në një ditë. Veç ende s’ka një faturë të dëmeve. Ka aq rritëm në prezantimin e Ramës sa po duket që ky mua kaloi si muaj feste dhe jo si gjëmë kombëtare. Këto ditë qeverisje përmblidhen në thelbin e këtyre episodeve.. 1-Sa herë te Calja vinin kushërinj nga fshati,ky u bënte pyetjen e zakonshme: -Doni një të drekë të mirë, mo? -Po,-i thoshin ata të lodhur e të uritur. -Epo shkoni te lokali i Lonit, andej nga stadiumi. Ai gatuan mirë dhe lirë. Kaq ishte mikpritja e Cales. Më pas nuk i shihte e as i takonte kushërinjtë e vet . 2-Kemi plan solid për rindërtimin, po s’kemi lekë, thotë Rama. Dhe vërtitet nëpër zonën e tërmetit si Naqja që rrinte orë e orë majë çatisë. Lëvizte papushim antenën paçka se në shtëpi nuk kishte fare televizor. Të tilla ndodhi gjenden me shumicë në këtë Rampallën tonë. Provo të shkosh fshatrave e qytezave të dëmeve dhe do shohësh me dhimbje se shumica rrinë nëpër çadra ku e ftohta dhe shiu janë mysafirë të shpeshtë. Se mungojnë batanijet,ushqimi e sidomos organizimi. Vërtiten të dëmtuarit për një copë letër ose një ekspertizë sa nga një zyrë te tjetra. U lexohet dhimbja në sy. Po kur i prek, i takon se nga mediat neveritëse dhe vegla të pushtetit nuk mëson gjë. Madje duket sikur tërmeti na e mori të keqen. Aq indiferent është ky shtet sa dikush në Laç që kërkoi mbulesa se nata u ftoh e çadra s’e mbron, i erdhi përgjigja që si ata çunat e vegjël që morën bluzat e Ronaldos, ky i moshuar do kishte fatin të bënte karaoke me këngët e Adriano Celentanos. Sot nis muaji i dytë i pastërmetit. Qysh në mëngjes Rama do na shfaqet me brekushe të reja, apo mbase me mjekër të rruar. Do qeshë e do thumbojë njerëzit hallexhinj e pastaj do hypë te Benzi i zi, do ia mbështjellë me 120 km/orë shoqëruar nga 20 fuoristrada a thua se po lëviz Trump, për në ndonjë hotel me ndriçim e ngrohje mbushur me punonjës administrate që do hiqen si të dëmtuar nga tërmeti. Atje do ia nisë fjalimit drithëronjës me figura e me lajle lule. Po çadrat mbushur me njerëz nuk do e shikojnë dhe dëgjojnë. Se ata janë në luftë me urinë dhe me të ftohtin. Ra një térmet dhe pamë veç Ramën. Si aktor komik që tallet me hallexhinjtë. Si një i pashpirt që tërmetin e përdor makeap të qeverisjes së vrerosur. Si një budalla që ia kemi dorëzuar fatet tona. Ra ky tërmet e na mbiu në sy ky monstër...’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit