‘Ne flemë në tokë’, vijon drama për 43 familje që jetojnë në kontejner në Manëz

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.12.2019, 20:52

Rreth 43 familje në Manëz jetojnë në kontejner, pasi banesat e tyre janë shembur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Për 'Ora News', ata kanë rrëfyer kushtet e vështira në të cilat vijojnë të jetojnë.

Bëhet me dije se në këtë kamp të improvizuar jetojnë të gjitha grupmoshat, që nga 2 muajsh e deri në 85 vjeç.

Një prej banorëve thotë se nuk kanë ku të flenë dhe për pasojë detyrohen të shtrihen në tokë.

Dikush tha:

Ne jemi katër pjesëtarë familje, kemi vetëm dy krevate të cilët i ka marrë vëllai te çadrat. Ne flemë përtokë, unë dhe motra, ndërsa vëllai dhe mami flenë në krevat.

Një tjetër problematikë është edhe furnizimi me ujë, ku banorët shprehen të pakënaqur pasi vjen me orar.

Një banor tjetër theksoi:

Vjen vetëm në mëngjes nga ora 7 ose 8. Një orë rri, deri në 9. U bë dy javë që nuk ka hedhur pikë uji në trup, gjynah, është e vogël. Me u la ditë për ditë dhe do ato terezitë e veta. Do bleni dhe do të gatuani vetë, po ku të gatuajmë? Nuk ke ku të lash enët.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit