Vitet e fundit është kthyer në problem shqetësues largimi në masë i shqiptarëve nga vendi. Gjermania është vendi ku shqiptarët po largohen më së shumti.
Të dhënat janë shqetësuese, pasi shqiptarët renditen ndër të parët në listën e atyre që futen në shtetin gjerman në mënyrë ilegale.
Shqiptarët renditen të katërtit në listën e hyrjeve pa leje në Gjermani. Mësohet se sipas të dhënave të autoriteteve gjermane personat që hynë pa leje vijnë nga Afganistani nga Nigeria ,Turqia, Shqipëria dhe Iraku.
Foto ilustruese
Faktorët kryesorë që i detyrojnë shqiptarët të largohen janë kushtet e vështira ekonomike, pagat e ulëta dhe kostot e larta të jetesës.