Artan Haruni, ka pranuar sot ngushëllimet nga bashkëluftëtarët e babait të tij Muzafer Haruni nga Shkupi, i njohur në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me nofkën komandant Capi, i cili ndërroi jetë të mërkurën në Turqi, pas nje sulmi në zemër, shkruan gazeta LAJM.
59-vjeçari Muzafer Haruni u varros sot në kompleksin "Qëndresa" në Haraçinë të Shkupit.
Në ceremoninë e varrimit përveç qindra qytetarëve, miqve e bashkëluftëtarëve, morën pjesë edhe funksionarë të lartë shtetëtor. Capi kishte vepruar në brigadën 114 të UCK, Fadil Nimani-Komandan Tigri.
Bashkëluftëtarët e kujtojnë si një luftëtar i madh. Muzafer Haruni – Komandant Capi pas vetës ka lënë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.