Nën rrënoja për orë të tëra nga tërmeti, flet mjeku: Si e shpëtova Klajdi Qaton

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.12.2019, 18:28

Klajdi Qato është një ndër të mbijetuarit nga tërmeti, i cili u nxor nga rrënojat pas shumë orësh.

Mirëpo, mjeku Grei Malo i cili asistoi në shpëtimin e Klajdit, ka rrëfyer në studion e Abc News se si e kanë nxjerrë të riun.

Ai thekson se prej 6 vitesh është i angazhuar si vullnetar, ndërsa në lidhje me dekoratën e dhënë nga Presidenti Meta, ai shprehet mjaft krenar.

Në lidhje me operacionin e shpëtimit të Klajdi Qatos, Malo tha se nga ora 10.30 deri në orën 18.00 është hapur tuneli.

Pjesë nga biseda në studio:

Ndihem shumë krenar për aktet e kryera pas edukimit që më ka dhënë familja, profesorët, stafi mjekësor ku unë marrë eksperiencë si dhe pacientët nga të cilët kemi mësuar.

Mund t’ju kujtojmë teleshikuesve se ku ishe dhe si të erdhi thirrja e brendshme për të rendur, pa menduar se do ishe i pari?

Isha në shtëpi, u zgjova nga tërmeti, u atashova Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile e cila mori komandën. Kam gjashtë vite në këtë qendër. Na njoftojnë nga drejtori i Zjarrfikësve të Tiranës, nisen 4 mjete nga Tirana dhe ambulancat, rreth orës 9 të mëngjesit për të ikur në Durrës. Rreth orës 10.00 na jep direktiva për ët shkuar te Vila Palma. Ishte ekipi që po nxirrte trupin e gjyshit të Klajdi Qqatos. Unë vazhdoova të bashkëpunoj me forcat zjarrfikëse të Kavajës.

Në cilin moment futeni, futja fizike?

Forca shqiptare konstatojnë një person të gjallë që është Klajdi Qato. Është ora 10.30 deri në orën 18.00 pasdite kanë qenë forcat shqiptare ato që kanë operuar dhe kanë hapur tunelin.

Ju kur keni hyrë?

Unë futem, kur vijnë forcat greke, futen në tunel. Është ora diku 7.00 e darkës. Roli im ishte dhënia e ndihmës së parë, shikimi i gjendjes ë pacientit, rritja e temperaturës së trupit, dhënia e një kurajoje, shprese, dhënia e ujit, ushqimit ofrimit të shërbimit mjekësor që të ndalojmë rënien e temperaturës dhe një ndër kryesoret dhënia e një radio mafrrëse që Klajdi fliste vazhdimisht me dy palët.

Si arritët t’ia rrisni temperaturën?

Duke futur brenda kompresa me ujë të ngrohtë, dhamë disa kuverta si dhe një izotermike. U përpoqëm të vejmë një rrugë venoze por ishte e pamundur nuk jepte dot akses.

Roli juaj më pas?

Më pas vazhdova në vilën Mira Mare, po nxirrnin trup të pajetë, në atë moment një familjar i viktimës pësoi një gjendje të fikëti, më pas jam marrë me dhënien e ndihmës së parë.

Ju vetë ku flinit?

48 orët e parë në kam fjetur 4 orë, jam dremitur më saktë.

Jeni ftuar, keni dalë nga anonimati i një vullnetari, që nuk e bën këtë gjë për famë. Të dalësh papritur nga ky anonimat , si e ke përjetuar famën?

Është kalimtare, është lajm i ditës, por nuk e përjetoj si famë.

Si e përjetuar kur u njoftuan nga Presidenca, kush ju njoftoi?

Me njoftoi këshilltari i tij, Shemsi Prenci. U ndjeva tepër krenar dhe i veçantë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit