Ish-deputeti i PD, Besnik Mustafaj ka reaguar në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik' në 'News 24' ku nuk kurseu disa fjalë për kryeministrin Rama.
Ai theksoi se Rama po e bën gjithë këtë situatë nga marrëzia si dhe nga fakti për të qenë protagonist.
Më tutje, Mustafaj thekson se Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes dhe gjithnjë zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm.
Ish-deputeti tha:
Ajo që kemi parë, në takimet e liderëve politikë ballkanas, kemi parë rrënimin e mini-shengenit ballkanik. Kjo nismë është një nismë, që ka opinionin publik kundër. Unë besoj se Rama e bën nga marrëzia, për të qenë protagonist, Rama vuan shumë nga kompleksi për të qenë në qendër të vëmendjes. Rama në të gjitha versionet zgjedh interesin personal mbi interesin e përgjithshëm. Opinioni është kundër, kurse nisma vazhdon. Nuk besoj se Shqipëria përfiton ekonomikisht nga kjo nismë.