“Çfarë ia ka mbyllur sytë Ramës? Projekti i ‘Minishengenit’ është antishqiptar”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.12.2019, 17:43

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar sërish në lidhje me 'Minishengenin Ballkanik' duke iu referuar kryeministrit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka ngritur disa pyetje për Ramës disa prej të cilave janë: 'Çfarë ia ka mbyllur sytë Ramës që e imponon të veprojë në këtë mënyrë antikombëtare? Ç’detyrime e mbajnë lidhur Ramën që e bëjnë atë të mohojë çdo parim dhe të vihet në krah të anti-Natos dhe anti-Kosovës ? Në ç’borxhe ka hyrë Rama dhe të ç’lloji janë ato që e shtrëngojnë në fyt dhe e detyrojnë të sillet si tradhtar i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë'?

Më tutje, ai shkruan se projekti që mbështet Rama përmes Minishengenit, sigurisht është një projekt i errët antishqiptar.

Postimi i Vasilit:

Vuçiç kundër NATO-s dhe Kosovës, ç’hall i madh e shtrëngon Ramën të bëhet njësh me të!! Presidenti i Serbisë Vuçiç është shumë i qartë në qëndrimin e tij kategorik kundër NATO–s. Po ashtu është shumë i qartë në qëndrimin e tij kundër Kosovës të cilën e konsideron pjesë të territorit të vet. Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Vulin ka deklaruar kohë më parë pa ekuivok: “Nuk di çfarë do të ndodhë kur Aleksandar Vuçiçi të mos jetë komandant suprem dhe kur ai të mos jetë President i Republikës.

Ndoshta do të vijnë njerëz të tjerë, të cilët do të mendojnë ndryshe. Por, derisa ai të jetë Komandant Suprem nuk do të hyjmë në paktin NATO. Për këtë të mos ketë kurrfarë dileme dhe dyshimi, gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në kuadër të Traktatit të Sigurisë Kolektive. Këto vende nuk na kërkojnë të heqim dorë nga një pjesë e territorit” është shprehur ai. Për Serbinë NATO është praktikisht një organizëm armiqësor tek i cili as nuk duan dhe as synojnë të jenë pjesë e saj. Shqipëria është anëtare e NATO-s, kontribuuese në të dhe politikisht e ka konsideruar një drejtim themelor të patjetërsueshëm të politikes të saj.

Ku e gjen veten Kryeministri Rama në këtë ndarje parimore diametralisht të kundërt me Vuçiçin për NATO-n. Serbia nuk e njeh Kosovën dhe e konsideron pjesë të territorit të saj. Shqipëria e ka një çështje themelore politike, strategjike dhe kombëtare raportin me Kosovën dhe njohjen e Kosovës prej shteteve të tjera, një nga objektivat qeveritare më të rëndësishëm të politikës së saj të jashtme.

Ku e gjen veten kryeministri Rama në raport me qëndrimin totalisht të kundërt dhe të egër të Vuçiçit ndaj Kosovës.

Projekti që mbështet Rama përmes Minishengenit sigurisht është një projekt i errët antishqiptar. Mbështetja, që Rama i jep Serbisë duke anatemuar Kosovën dhe liderët e saj si dhe duke legjitimuar anashkalimin e Kosovës pra faktikisht asgjësimin real të problemit të njohjes nga Serbia është qartësisht tradhti ndaj saj.

Çfarë ia ka mbyllur sytë Ramës që e imponon të veprojë në këtë mënyrë antikombëtare? Ç’detyrime e mbajnë lidhur Ramën që e bëjnë atë të mohojë çdo parim dhe të vihet në krah të anti-Natos dhe anti-Kosovës ? Në ç’borxhe ka hyrë Rama dhe të ç’lloji janë ato që e shtrëngojnë në fyt dhe e detyrojnë të sillet si tradhtar i interesave të Kosovës dhe Shqipërisë?

Cilit projekti i shërben Rama që e bën atë të harrojë qëndrimin e egër anti-Nato dhe anti-Kosovë të Serbisë dhe të pranojë gjithçka duke iu kundërvënë të gjithë shqiptarëve nga Tirana në Prishtinë?

Ka mjaft përgjigje të cilat kuptohen dhe mjaft të tjera, që koha dhe institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë do t’i zbardhin në mënyrë të pashmangshme…kësaj Rama nuk i shpëton dot në asnjë mënyrë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit