Zlatan Ibrahimovic ka arritur akordin me Milanin dhe shumë shpejt do të zbresë në fushë me kuqezinjtë.
Me ardhjen e tij, duket se në skuadër nuk do të ketë më vend për Kristov Piatek, të cilin e pret stoli. Pikërisht, kjo situatë ka bërë që ai të mendojë largimin.
Siç raporton “Sport Mediaset”, Leipzigu është vënë në ndjekje të bomberit polak. Klubi i Milanit po vlerëson ofertat dhe pritet që ta shesë sulmuesin duke mos humbur shumë kohë.
Tratativat mund të avantojnë gjatë ditëve në vazhdim, kur edhe ardhja e Ibrahimoviçit te Milani të bëhet zyrtare.
Kujtojmë që sulmuesi polak u bashkua me Milanin në merkaton e janarit, por nuk po jep atë që pritej nga drejtuesit.
Ndërkaq edhe Leao duket se do të largohet nga Milani, pasi ka zhgënjyer tepër tifozët me paraqitjet e tij.