Sulmuesi i Uest Hemit, Mikhail Antonio, është përfshirë së fundmi në një aksident që për pak mund të kishte rezultuar fatal për jetën e tij.
Futbollisti i njohur, i humbi kontrollin e makinës së tij, dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në Londër.
Ngjarja ka ndodhur ditët e fundit, teksa sulmuesi 29-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit të tij tip “Lamborghini”, në rrugët e Londrës.
Anglezi ishte i veshur si njeri dëbore, teksa kishte vendosur të argetohej, por papritur e pa veten në oborrin e një banese.
Fatmirësisht nuk kishte probleme fizike për futbollistin, përveç dëmtimeve materiale në makinën e tij, dëme të cilat kapin shifrën e 210 mijë eurove.