Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëri e ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin në takim për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë.
Në ftesën e Presidencës thuhet se takimi është kërkuar të mbahet prapë sot por në termin kohor tjetër, të paraparë në ora 20:00.
”Pasi që zyrtarisht nuk kam pranuar asnjë arsyetim për mungesën tuaj në takimin e orës 13:30, ju ftoj sërish për takim sonte në orën 20:00, dt. 27 dhjetor 2019, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Presidentit Thaçi.
Ndryshe, Kurti ishte arsyetuar se nuk ishte në Prishtinë pasi nuk shkoi në takimin e parë të thirrur nga Thaçi.