Një gorillë e quajtur Anaka ka tërhequr një vëmendje të madhe në mediat sociale. Gjithçka ka ndodhur për shkak të ngjashmërisë që gishtat e saj kanë me ato të njeriut.
Kafsha festoi 6-vjetorin e lindjes dhe fotot e saj u bënë virale në rrjetet sociale. Ngjyra prej mishi njeriu, që i shfaqet vetëm te njëra dorë, shkaktohet për shkak të mungesës së një pigmenti.
Gorillat, ashtu si majmunët e tjerë, kanë edhe shenja gishtash që mund t’i identifikojnë në mënyrë unike. Është një kafshë me të vërtetë e veccantë dhe e paparë, apo jo?