Disa të dhëna të publikuara nga një organizatë, ngjallin frikë për seriozitetin që nxënësit e Kosovës kanë ndaj shkollës.
Të gjeturat e një hulumtimi, tregojnë se nxënësit kosovarë bëjnë mbi 1 milion e gjysëm mungesa vetëm brenda një viti, raporton JOQ Kosova.
Ndërkaq një numër i konsiderueshëm i filloristëve kanë probleme me shkrim e lexim.
Këto mangësi në shkollimin kosovar u konfirmuan edhe ditë më parë kur u publikua testi PISA, që vlerëson nxënësit filloristë.
Sipas atij testi, Kosova doli thuajse në fund, pasi më keq se ajo dolën vetëm dy shtete të Afrikës.